Arrestohet babai që mbylli foshnjën në një kovë me ujë

Dita

Një burrë në Izrael është arrestuar pasi kishte futur në një kovë me ujë vajzën e tij të vogël që t’i jepte një mësim.

Në videon tronditëse, burri shfaqet i tensionuar duke shtyrë kokën e vajzës me dorën e tij dhe më pas i vë kapakun kovës. Gjatë kësaj skene, i pranishëm ka qenë edhe djali i vogël i familjes i cili sheh gjithçka i ulur në një stol. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së shtëpisë së tij, në Ebu Gosh.

Duke u rrotulluar me kovën në dorë nëpër oborr, burri, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije i ka thënë vajzës se do ta çonte atë tek një kasap.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *