Dy shtetas janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi janë kapur me lënde narkotike.
Shtetasit Ardian Tula dhe Eldin Tula, babë e bir, përkatësisht 47 dhe 20-vjeç, u arrestuan pasi u kapën me rreth gjysmë kg drogë kanabis sativa.
Lënda narkotike u sekuestrua në banesën e tyre gjatë një kontrolli.
Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe dy aksesore zhurmshues (selenciator), armë zjarri, si dhe një serë plasmasi me ku brenda saj kishte 187 tasa plastik një përdorimësh të mbushur me nga një farë brenda.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale ”Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe ”Trafikimi i armëve dhe i municionit”. /Dita/

