Arrestohet Bajamja si tutore prostitutash

Saimir Lleshi

Një rrjet prostitucioni në Elbasan u godit nga policia, duke arrestuar edhe një 47 vjeçare që shfrytëzonte disa vajza. Në pranga përfundoi Bajame Monçi nga fshati Shtërmen.

Kjo shtetase, u arrestua nga efektivët e policisë, pasi gjatë muajve tetor-dhjetor 2015, në qytetin e Cërrikut dhe të Elbasanit ka shfrytëzuar për prostitucion me klientë të ndryshëm shtetaset:

A.O, 48 vjeç, banuese në fshatin Shtërmen Elbasan.

A.M, 37 vjeç, banuese në Cërrik.

M.B, 43 vjeç, banuese në Cërrik.

Ndaj këtyre shtetaseve, ka nisur procedimi penal në gjëndje të lirë.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  veprime të mëtejshme për veprën penale: “Shfrytëzimi i prostitucionit”  dhe “Prostitucion i kryer në bashkëpunim”. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *