Arrestohet banda e “skifterëve”, 10 grabitje vetëm javën e fundit (Video)

anazapta

Tre shqiptarë të cilët merreshin me grabitje janë vënë në pranga nga policia italiane.

Ata akuzohen se kanë kryer shumë grabitje në qytete Arezzo dhe Rimini.

Dy prej tyre u arrestuan natën e 1 shtatorit, ndërsa anëtari i tretë i moshës 25, i konsideruar dhe si kreu i kësaj bande, kishte mundur t’i shmangej forcave të rendit duke u arrestuar 2 ditë më vonë.

Policia italiane ka regjistruar vetëm gjatë javës së fundit 10 grabitje të kryera nga tre shqiptarët, ndërsa vazhdon hetimet e ekzaminimit të të gjitha grabitjeve të denoncuar deri më tani në territoret ku vepronte kjo bandë.

Identifikimi i tyre u bë falë videokamerave të instaluara në ambientet e brendshme të lokaleve të grabitura si dhe nga bashkëpunimi mes forcave të rendit e të qytetarëve. Të tre shqiptarët do t’i nënshtrohen ritit të shkurtuar të gjykimit duke u riatdhesuar më pas në Shqipëri.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *