Një shtetas i shpallur në kërkim u arrestua nga policia e Tiranës. Në pranga përfundoi Mir (Dashnor) Kotarja, 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Roma.
Gjykata e Hetimeve Paraprake të Xhenove-s, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndaj tij më datë 10.07.2015, për veprën penale: “Vjedhje me armë”, parashikuar nga legjislacioni penal Italian.
Ky shtetas dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor në Itali me shtetasin Bledar Zefi, (i arratisur ditën e djeshme nga mjediset e Komisariatit nr.3) për të njëjtën vepër penale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të më tejshme. /Dita/
