Arrestohet në kuadër të operacionit anti-informalitet Drilon Bareti me detyrë administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk”.
“Ai dyshohet se ka konsumuar elemente te veprave penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “ Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Bareti është arrestuar, teksa 15 të tjerë ndodheshin para gjykatës penale të Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë pas arrestimit dy ditë më parë.
Biznesmenët akuzohen se prodhonin fatura fiktive shit-blerjesh me qëllim përfitimin e TVSH-së duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 25.7 mln lekësh, shifër kjo e përllogaritur nga faturat që ka arritur të sigurojë policia si provë.
Sipas burimeve të Report Tv shifra mund të shkojë nga 25-30 mln euro.
l.h/ dita
