Arrestohet boksieri, pjesëtar i grupit “Bajri”

Ornela

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një anëtar të grupit kriminal “Bajri”. 35-vjeçari, Nelson Hysa, boksier i Vllaznisë është arrestuar mëngjesin e kësaj të shtunë teksa ishte duke marrë me qira një shtëpi në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Mësohet se Hysa lindur dhe banues në Shkodër, ishte person i shpallur në kërkim në Shtator të vitit 2018, gjatë operacionit “OAZ”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror.

Gjatë veprimeve procedurale u sekuestrua një automjet “BMW Seria 3”.

Materialet procedurale shtesë iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *