Dy persona që u arrestuan sot në mëngjes në Francë, një burrë dhe një grua, janë çift shqiptar.
Sipas televizionit francez ‘Itele’, ata dyshohet se i dhanë armën vrasësit në Nice.
Ja media që e ka publikuar lajmin: “Itele.fr”
Arrestimet e orëve të fundit e çojnë në shtatë numrin e atyre që janë vënë prapa hekurave si të dyshuar në lidhje me sulmin vdekjeprurës që tronditi botën.
Më shumë se 80 persona humbën jetën kur një i ri tunizian, i quajtur Mohamed Lahouaiej Bouhlel, drejtoi kamionin mbi turmën e njerëzve të enjten në mbrëmje duke i shtypur dhe hapur zjarr mbi ta.
Shoferi me të meta mendore u qëllua për vdekje nga policia.
Sakaq, i ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin.
