Arrestohet deputetja e Vetëvendosje Albulena Haxhiu

Saimir Lleshi

Një tjetër deputete e Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar nga policia e Kosovës. Albulena Haxhiu u prangos teksa po shkonte në një tubim në qytetin e Gjilanit.

Ajo u arrestua nga Njësitë Speciale të policisë së Kosovës. Një ditë më parë, u arrestua deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ndërsa në qeli ndodhet edhe Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Donika Kadaj Bujupi e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ata janë arrestuar për protestat e dhunshme në Prishtinë dhe këshillimin e gazit lotsjellës në ambientet e Parlamentit të Kosovës.

Edhe lëvizja Vetëvendosje konfirmoi se sot u arrestua deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, teksa po shkonte në një tubim në Gjilan. /Dita/

Share This Article
6 Comments
  • Perfundimisht Kriminelet e qeverise se Kosoves e kane ndare mendjen qe duan ta kthejne Serbine ne Kosove.
    Ata I kane hyre kesaj rruge dhe nuk degjojne te kthehen mbrapsht, ndaj Kosova duhet te jete e gjithe ne kembe per te mbrojtur integritetin e shtetit te tyre.

  • Mire ja kane bere qe e kane arrestur.Po Ramush Haradinaj, ka nisur te besuarit e tij ne mitngun e pd-ke ne Tirane,ne ndihme te mikut te tij Sali Berisha?Edhe Ramushi eshte armiku numer dy i shqipetareve,pas Sali Berishes qe eshte numeri nje.Njeri jeton ne Tirane dhe tjeteri ne Prishtine,por mendjen e kane ne Beograd,te idhulli tyre Millosheviçi.

  • Shume mire do beje te futen te gjithe ne burg deri sa te kalojne zajednicen dhe pastaj mund t’i nxjerrin.
    Populli i Kosoves pavaresisht se nga injoranca e ka, per kete te jemi te sigurte se nuk ka jo njeri por qenie te gjalla te bote qe te doje skllaverine (edhe nje çimke po ta pyesesh do doje te jete e lire). Po duket se e meritoka perderisa nuk eshte ngritur i gjithi ne kembe per te mbrojtur KOSOVEN
    NESER O KOSOVARE DO TE JETE SHUME VONE.

  • Popull pa vetedije,jetojn per lider dhe parti.pse po ju shkon nje pjes e mir e vendit aq ju bene ,kryesorja lideri i tyre shpirterore te ndihet mire.te pa pune te zbathur e te uritur ,kryesorja partia dhe lideri te kene dhe te jetojen,te mjere kushe nuk ka ne koke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *