Arrestohet dhe anëtari tjetër i grupit të trafikut në Vlorë

redaktor

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dhe personin e 11-të të operacionit ant-trafik të zhvilluar mes Italisë dhe Shqipërisë. Sipas një njoftimi për shtyp, bëhet e ditur se është vënë në pranga Marsid Hysi nga Vlora.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë në kuadër të procedimit penal Nr. Nr. 108 të vitit 2012 të Prokurorisë për Krimet e Rënda referuar nga strukturat antidrogë të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë ku ndër të tjera ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit Robert, Lulëzim dhe  Marinel Haruni si Alfor Kurupi janë përfshirë drejtpërsëdrejtë në trafikimin, e dy ngarkesave prej 308 kg marijuanë  dhe 111 kg  marijuanë në datë 31.7.2012  dhe 1 ngarkese prej 146 kg më 03.08.2012. lënda narkotike fshihej me kujdes në mënyrë tepër të sofistikuar në panele alumini dhe trafikohej në Itali nëpërmjet portit me anë të automjeteve (kamiona) në pronësi të shoqërive apo personave të ndryshëm”, bën të ditur policia.

Ndërkaq operacioni nuk ka përfundua ende, pasi priten të tjera arrestime në ditët në vijim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *