Vrasja e Çiços / Arrestohet doktori, prishi provat e vendit të ngjarjes

redaktor

Ermal Muça, zv.drejtori i Policisë së Tiranës thotë se janë shoqeruar në polici 29 persona për ngjarjen e mbrëmshme, ndërsa lajmi i bujshëm është se është arrestuar edhe një person për prishje të vendit të ngjarjes.

Ndonëse zv.drejtori i policisë nuk e përmendi emrin, bëhet fjalë për një prej personave që ndodhej në tavolinë me viktimën.

Burimet thonë se i arrestuari është mjeku, i cili mbërriti në lokal bashkë me viktimën dhe u ulën në tavolinën ku qëndronte një oficer policie dhe gazetari Spartak Koka. Mësohet se mjeku, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, tentoi të fshehte pistoletën që mbante viktima.

Sidoqoftë deri më tani Policia e Tiranës nuk ka lëshuar asnjë komunikatë për arrestimin e këtij personi.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *