Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi nuk është lejuar të hyjë në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Raportohet se Kadaj-Bujupi është arrestuar pasi i është gjetur gaz lotsjellës.
Dyshohet se deputetja Kadaj-Bujupi kishte fshehur spraj në flokë.
Atë e kanë marrë disa police civile, por ende nuk është marr ndonje vendim për të.
Policia ka arrestuar edhe deputeten tjetër Aida Dërguti, në ambientet e Kuvendit.
“Ajo e ka kaluar kontrollin me një bombol gazi, por e kanë arrestuar duke dalë nga banjo”. bëjnë të ditur burime nga policia për Express.
Ndërkohë arrestimi i Aidës është konfirmuar edhe nga Vetëvendosje, që me anë të një shkrimi shpreh “Policia ka arrestuar edhe nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti. Derisa jashtë janë qytetarët duke këmbëngulur që marrëveshja për demarkacion të mos kalojë, pushteti përmes instrumenteve të veta po e lufton opozitën.”
