Arrestohet drejtori i Kadastrës së Durrësit

Edona Llukacaj

Bëhet me dije se policia e Durrësit ka arrestuar drejtorin e Kadastrës të këtij qyteti, L. P.

Arrestimi i 36-vjeçarit është rezultat  dyshimeve se në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë, ka tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.

Gjykata e Durrësit raprtohet të ketë dhënë ndaj tij masën ‘arrest me burg’ për shpërdorim detyre.

I dyshuari ka qenë në postin e drejtorit të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës që prej muajt Maj të këtij viti.

Gjithashtu, bëhet me dije se të dy zëvendës drejtorët e këtij institucioni janë pezulluar pasi janë nën hetim.

Ndërkohë që edhe ish drejtori i ALUIZNI-t të qytetit të Durrësit është shpallur në kërkim nga policia për abuzime me regjistrimin e pronave.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *