Arrestohet drejtuesi i skafit që aksidentoi për vdekje turistin rus

Elton Tafaruci

Policia e Vlorë ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar, si autor të vrasjës së turistit rus, duke e shtypur atë me një mjet lundrues. Me akuzën e “Vrasjes nga pakujdesia”, u arrestua shtetasi Fatmir Kuçi, 44 vjeç, banues në Elbasan.

“Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin e Fatmir Kuçi-t, pasi ditën e djeshme rreth orës 11:00 në zonën bregdetare të quajtur “Livadh” i Himarës, ky shtetas duke drejtuar mjetin lundrues tip skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arrow”, dyshohet se ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin Rus D.K., i cili ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra, në spitalin e Himarës”, informon policia e Vlorës.

Policia ka sekuestruar dhe konfiskuar 2 mjete lundruese në përdorim dhe në pronësi të Kuçi-t.

– mjetin lundrues skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arroë”, 11.73 m i gjatë dhe 3.20 m i gjërë, me 3 motorë – 275 KF secili.

– mjetin lundrues motor-deti me emrin “Viktoria-3”, pa dokumentacion përkatës.

5feccb94-88ae-4090-82f1-f95b7b468420.jpg

e7092ddd-7afa-49b7-abc2-d37be1ce1f02.jpg

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *