Policia e Kosovës ka arrestuar edhe deputetin tjetër të Lëvizje Vetëvendosje, Faton Topalli. Sipas deklaratës së Lëvizjes, ai u arrestua brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës.
“Kjo polici sot arrestoi dy deputetë që janë vënë në mbrojtje të Republikës. Sikur Albulena Haxhiu që u arrestua derisa po shkonte në një tubim, deputeti Topalli po kryente detyrat e veta në Kuvendin e republikës kur u arrestua.
Megjithatë, as kjo polici e asnjë instrument i pushtetit të Isa Mustafës e Hashim Thaçit nuk do të munden ta ndalin kundërshtimin e “Zajednicës” dhe marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi”, thuhet në reagim.
“Kundërshtimi i këtyre marrëveshjeve po rritet sikurse është në rritje edhe numri i të përndjekurve nga ky pushtet për këto marrëveshje. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetëve dhe kërkojmë tërheqjen e marrëveshjeve kriminale. Vazhdimi i arrestimit të opozitës do ta tensionojë edhe më shumë situatën dhe do ta thellojë krizën”, thuhet më tej. /Dita/

Ka ngel njeri pa arrestuar nga Vetevendosja?
ZAJEDNICA NUK KALON
KOSOVA ESHTE SHQIPERI
PERPARA VETEVENDOSJE.
KOKA E MUHABETIT E “PERPJEKJEVE INTENSIVE” TE GJITHANSHME PER DIALOG POLITIK NGA LLOJ LLOJ GRABITESISH, BYTHLEPIRES.
ZAJEDNICA NUK KALON
KOSOVA ESHTE SHQIPERI
PERPARA VETEVENDOSJE.