Arrestohet gazetari i ATSH, i bënte shantazh policit për 3 mijë euro

anazapta

Një gazetar i Agjencisë Telegrafike Shqiptare është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës . Begtash Zeneli, 50 vjeç, është vënë në pranga me akuzën e  “korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia tha se Zeneli kishte shantazhuar një punonjës policie të pikës së kalimit të kontrollit kufitar në Kakavijë, duke i kërkuar 3000 euro, për të mos dhënë në media një filmin që i kishte bërë policit para Krishtlindjeve.

Ky i fundit e ka denoncuar tek kolegët presionin e gazetarit, i cili është arrestuar në një lokal afër Zogut të Zi në Tiranë në momentin kur punonjësi i policisë po i jepte shumën e kërkuar në këmbim të mosbërjes publike të videos.

Policia ka sekuestruar shumën e parave dhe telefonat e përdorur nga gazetari.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *