Arrestohet gazetari maqedonas që nxorri përgjimin Mehmeti-Xhaferi

Elton Tafaruci

Autoritetet serbe e kanë arrestuar në Novi Sad gazetarin maqedonas Zoran Bozhinovski, për të cilin policia e Maqedonisë ka lëshuar fletarrestim. Bozhinovski do të nxirret para gjykatësit në Novi Sad, më pas do të ekstradohet në Maqedoni.

Bozhnovski është gazetari që nxori videon erotike të Ermira Mehmetit dhe ish Zv.Kryeministrit Musa Xhaferi. Pasi gazetari e bëri publik përgjimin, atë e morën disa portale online, kryesisht në Kosovë dhe Shqipëri, duke e kthyer në lajmin më të debatuar të muajit.

Publikimi i videos solli jo vetëm zhurmë në rrjetet sociale, por pas shumë diskutimesh edhe debatesh në BDI, partinë shqiptare, pjesë e së cilës janë dy të përgjuarit, erdhi edhe largimi i gjithë përfaqësuesve të kësaj partie nga qeveria dhe ndërrimi i tyre me të tjerë, të rinj dhe të panjohur.

Ndërkaq, BDI dhe Ermira Mehmeti, veç e veç, e denoncuan këtë video publikisht dhe në Prokurori, si montazh dhe shantazh. Prokuroria maqedonase nuk ka folur ende në lidhje me hetimet mbi telefonatën e përgjuar të dy politikanëve të lartë shqiptarë

Share This Article
3 Comments
  • Keta debile te korruptuar ne vend te merren me prostitutat me pushtet te BDI-se se Ali Ahmetit, shkojne dhe kapin gazetarin qe i beri publike dhe transparente dhe i tregoi pa breke karkkacul kurverite e politikes albaneze ne shtetin e Aleksandrit te Maqedonisem njesoj si tek perralla e Andersenit per Mbretin Lakuriq qe nuk e shikonte askush nga oborrtaret e tij.

  • Gazetari per ate paguhet,per te bere publike te degjeneruarit qe paguhen me taxat e miletit.Ju zgjidhni mysterin,perse femrat dhe mashkujt albaneze kur hyjne ne politike,ju behet sikur hyjne ne dere te bordellos.

  • Pse te arrestohet gazetari ! E para, nuk eshte detyre e gazetarit te ruaj sekretin por e atyre qe e administrojne sekretin. Per gazetaret nuk ka sekret ne nje shtet demokratik. E dyta, gazetari mund te arresohet vetem nese ka shpifur ndersa nese vidoja qendron, atehere nuk eshte pergjegjesia e tij per ta ruajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *