Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Arrestohet “Gjenerali” i emigrantëve
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Arrestohet “Gjenerali” i emigrantëve
Bote

Arrestohet “Gjenerali” i emigrantëve

Elton Tafaruci
Published June 8, 2016
Share
SHARE

E kapën në Sudan, ku ishte strehuar gjatë një operacioni të shërbimeve sekrete të vendit në bashkëpunim me anglezët e National crime agency. Por urdhër-arresti mbërriti nga Prokuroria e Palermos, e cila kishte zbuluar se ai ishte një prej trafikantëve më aktivë në rrugën libiano-subsahariane, në përfundim të hetimeve të Shërbimit qendror operativ të policisë dhe skuadrave lëvizëse të Siçilisë perëndimore.

Për këtë arsye të martën në mbrëmje u ekstradua në Itali Medhane Yehdego Mered, qytetar eritreas 35-vjeçar, i quajtur nga bashkëpunëtorët e tij “Gjenerali”, i martuar me një bashkëkombase që banon në Suedi dhe bab i një djali që lindi para dy vitesh në vendin skandinav.

Medhane Yehdego Mered

Paratë në Dubai

Një gërshetim kombësish që në njëfarë mënyre përfaqëson përmasat e arritura nga tregu botëror i refugjatëve. Një veprimtari me të cilën, në bazë të hetimit dhe të përgjimeve të shumta të cilat ia kanë regjistruar zërin, “Gjenerali” ka fituar shumë para.

Sikurse ka rrëfyer ai vetë gjatë një bisede me njëfarë Abdu, në maj 2014: “Medhane e pyet nëse mund të ketë probleme duke qenë se ka para, Abdu e informon se e rëndësishme është të përdoret me kujdes pa rënë në sy… Medhane informohet se si mund t’i administrojë paratë e fituara, Abdu e informoi se qeveria e Suedisë i kontrollon të gjitha transferuat bankare dhe bën shumë pyetje për gjithçka.

Mejhane pyet nëse është e mundur të shkojë në Dubai, të vërë paratë në bankë dhe të kthehet në Evropë, Abdu i përgjigjet se nuk ka problem, sepse mjafton të vesh paratë në një bankë ndërkombëtare… Përpara se të përfundojë Medhane e informon Abdu se në Eritre po blen një shtëpi me vlerë 13 milionë (nuk e bën të ditur se në cilën valutë).”

Elton Tafaruci June 8, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • pushtim pa arme says:
    June 8, 2016 at 2:24 pm

    Fotografi sa 1000 fjale! Ja kush po lejohet te futet ne Europe! Ky eshte vertet krimi me i rende i politikes sot kunder Europes dhe europianeve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?