Arrestohet gjyqtari Ibrahim Hoxha bashkë me të birin

redaktor

Disa javë përgjime dhe vëzhgime ambientale kanë çuar mbrëmë në pranga gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha dhe djalin e tij Ledion Hoxha.

Bashkë me ta rreth mesnatës janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, që dyshohet se po hetohen për akuzën e mitdhënies.

Akuza ndaj gjyqtarit dhe djalit të tij është ajo e korrupsionit.0

Mësohet se Hoxha dhe dy persona të tjerë janë prangosur në një lokal në kryeqytet, ku po bëhej dorëzim i mbikëqyrur i një shume parash, për të cilën u deklarua se është 6 mln lekë.

Paraprakisht bëhet me dije se ka qenë djali i gjyqtarit personi që ka shkuar për të marrë paratë dhe ende mbetet i paqartë roli i babait.

Ibrahim Hoxha është denoncuar në dhjetor 2013 nga ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, për shkelje të rënda gjatë proceseve gjyqësore, veçanërisht me rastin e biznesmenit Paro Laçi, i dënuar në Itali për trafik droge.

Dita

 

Share This Article
3 Comments
  • Liroheni se gjynaf per bukes e gojes.Ky eshte njesoj si Fullani, Meta e ndonje fukara tjeter, nuk i bejne dem shtetit se nuk kane gje ne dore.Falenderoj gjykaten per lirimin e parashikuar te gjyqtarit ndene shembullin e KLD.Ky ka dhe mbiemrin e xhaxhit mor shok., ene doren e paska pas te rende , leqe ku i dij une si ka shku pazari i gjyqtareve e prokurore tani, njeri 30 mije euro, ky 60 milion leke, hajde , hajde pare hajde.

  • hajt me kembe te mbare deri tek ish kryeministri qe do lufte civile vetem per te shpetuar koqet e tij te fishkura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *