Arrestohet i ati i Junës së “Big Brother“

redaktor

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga rojen e një banke në Tiranë. Sipas informacionit zyrtar shërbimet e Seksionit Kundër Korrupsionit në kuadër të operacionit të koduar “Autorizimi i rremë” u bë arrestimi i shtetasit:  Kujtim Halit Vata, vjeç 53, lindur në Burrel e banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë  me Vendimin  të datës 30.03.2013,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “Mashtrimit” me shuma të mëdha, duke mashtruar e kryer transaksione në Bankën “Intesa San Paolo” më shumë se një herë dhe dyshohet se këtë veprimtari e ka kryer në bashkëpunim me persona të tjerë gjeneralitet e te cilëve nuk bëhen te ditur. Ky shtetas duke qenë roje në Bankën “Intesa San Paolo” u ka kërkuar punonjësve të bankës autorizime me anë të së cilave ka tërhequr para në llogaritë e më shumë se 20 klientëve, duke shkaktuar një dëm në shumën e mbi 20 mijë eurove. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë për veprat penale të parashikuara nga nenet 135 dhe 143/3 të Kodit Penal. Mësohet se Vata është babi i këngëtares Juna Vata e cila njihet gjithashtu edhe për pjesëmarrjen në reality show “Big Brother Albania” në edicionin e parë.

Juna Vata

Juna Vata (2)

Juna Vata (6)

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *