Arrestohet i dënuari që i shpëtoi policisë para 14 ditësh

Dita

Seksioni i Operacioneve Speciale në Policinë e Tiranës arrestoi personin e shpallur në kërkim Nirgen Ymeri, i dënuar me 18 vjet për “Vrasje të mbetur në tentativë”.

Operacioni u krye rreth orës 16:00, në vendin e quajtur “Pallati me shigjeta”, në kryeqytet. I kërkuari, në datë 16 Shtator 2014, rreth orës 11.00’, ka mundur t’i largohet grupit të shoqërimit, përgjatë kohës së trasportimit me automjet, nga dhomat e paraburgimit në drejtim të vendit të vuajtjes së dënimit Fushë – Krujë.

Për këtë ngjarje, nga Strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, u arrestuan dy punonjësit e policisë, të cilët nuk kanë respektuar procedurat standarde të shoqërimit, duke mos zbatuar rregullat e sigurimit të personave të kërkuar./E.K

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *