Një shtetas i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia e Shkodrës.
Në komunikatë, policia thekson se ka prangosur shtetasin Nikolin Bungu, 23-vjeç, banues në Shkodër, i cili u arrestua paraditen e sotme.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim të datës 27.10.2015, ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”. /Dita/
