Arrestohet i riu në Shkodër, mori kredi në emër të një personi tjetër

time

Në Shkodër, është ndaluar nga Policia, për veprën “Mashtrimi”, një 22-vjeçar që kishte marrë kredi në emër të një shtetasi tjetër.

Pas hetimeve intensive u bë identifikimi dhe ndalimi i shtetasit J. D., 22 vjeç, banues ne lagjen “Salo Halili” Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 25.11.2020, ka bërë kallëzim shtetasi A. T., i cili figuron debitor pranë një banke të nivelit të dytë, fakt për të cilin nuk ka patur dijeni.

Ky shtetas ka deklaruar se nuk kishte kryer veprime në bankë dhe se kishte humbur kartën ID.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për kredinë e marrë është lënë një numër kontakti, i cili pas verifikimeve të kryera dhe nga informacioni i marrë nga institucioni financiar, ka rezultuar se është në emër të shtetasit J. D.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mashtrimi”.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Per mendimin tim faji eshte i bankes sepse edhe ne rast se ka gjetur nje karte identiteti qe edhe mund ta kete vjedhur nuk mund te kryeje terheqje lekesh,te pakten pa nje akt noterial.Me kryesorja qe te ben te dyshosh eshte se ku e dinte ky se ne cilen banke e kishte ky llogarine bankare (ne se kishte )sepse un me zor kryej muajin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *