Një shtetas u arrestua nga policia e Lezhës pasi kërkohej nga drejtësia italiane.
Në pranga përfundoi shtetasi Alfred Nikolli, 32-vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.
“Strukturat e Policisë Vendore Lezhë, pas një pune të mirëorganizuar kanë kapur dhe ndaluar shtetasin: Joel ( Alfred) Nikolli, 32 vjeç, lindur dhe banues në Zejmen Pasi Gjykata e Verbania, Itali ka lëshuar urdhrin e arrestit më datë 14 gusht 2015 për veprat penale “ Vjedhje në rrethana rënduese”, “Mbajtje e sendeve të vjedhura”.
Maksimumi i dënimit 6 vite burg. Kapja dhe arrestimi i këtij shtetasi është bërë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Italian”, thuhet në njoftimin e policisë. /Dita/
