Arrestohet i shumëkërkuari shqiptar, mbi të rëndojnë 4 vepra të rënda penale

Leda Hysa

Ai ishte i kërkuar për 4 vepra të ndryshme penale, mes tyre edhe “vrasje e mbetur në tentativë”.

Denis Imeri, 24 vjeç nga Memaliaj u kap në Greqi dhe dje është kthyer si deportiv në pikën kufitare të Kakavijës.

Imeri është dënuar me masën “Arrest me burg” në 28 prill 2017 nga Gjykata e Durrësit për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”,  “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake luftarake dhe municionit”.

Ndërsa në 5 maj 2017 është dënuar me masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Njoftimi i policisë

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Në 31.10.2017 , në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në hyrje të Republikës së Shqipërisë u kthye (DEPORTIV) nga Policia Greke shtetasi D. I, 24 vjeç, banues në Memaliaj.

Pas intervistimit dhe verifikimeve të bëra nga punonjësit e policisë në sitemin ‘’TIMS’’, shtetasi Denis Imeri rezultoi se është person në kërkim, pasi:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin penal nr.224, datë 28.04.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 134/2, 283/2 278/1 të Kodit Penal.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr.932A, datë 05.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 76-22, 278/2 të Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *