Një magazinier në pikën e kalimit kufitar të Qafë Prushit në Kukës përfundoi në pranga.
Përparim Dautaj u arrestua nga forcat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pasi nga Prokuroria e Tiranës është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës.
Nga hetimi disamujor ka rezultuar se punonjësi i policisë inspektor Përparim Dautaj, në mospërmbushje të rregullt të detyrës, në kundërshtim me aktet që normojnë punën për administrimin dhe ruajtjen e vlerave materiale i mungonin në inventarin e magazinës së municioneve një sasi prej 12 mijë fishekësh luftarakë me vlerë prej 600 mijë lekë. /Dita/