Arrestohet inspektori i Ministrisë së Mjedisit për korrupsion

Saimir Lleshi

Dy inspektorët që merrnin para për të dhënë licencat për hapjen e bizneseve kanë përfunduar në prangat e policisë.

Burime zyrtare thanë se janë arrestuar gjatë ditës së sotme shtetasit Taulant Manaj, 30 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, me detyrë specialist i Agjencisë Rajonale të Mjedisit, pranë Ministrisë së Mjedisit, Tiranë si dhe Florian Progri, 23 vjeç, lindur në Peqin dhe banues në Tiranë.

Shtetasit e sipërpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë një shumë prej 350.000 lekë të reja, për dhënien e një leje mjedisore, procedim i nisur kryesisht pas shfaqjes së filmimeve në emisionin “STOP”në datë 04.01.2016.

Policia po punon për identifikimin e personave/bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. /Dita/

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *