Arrestohet ish-drejtori bashkiak, kreu i LSI-së për Gjirokastrën

Bora Basholli

Policia ka arrestuar ish-drejtorin e Agjencisë së Shërbimit të Mirëmbajtjes në Gjirokastër.

Armand Mamani akuzohet për shpërdorim detyre, pasi nga një audit i bërë janë konstatuar shkelje.

Sipas njoftimit, ai i jepte energji elektrike një subjekti nga zyrat e drejtorisë ku ka punuar më parë.

Mamani drejtonte Agjencinë e Shërbimit të Mirëmbajtjes prej disa kohësh, kur kryebashkiake ka qenë Zamira Rami.

Armand Mamani më herët ka qenë kreu i LSI-së në Gjirokastër.

I arrestuari ka qenë edhe drejtor i Spitalit të Gjirokastrës dhe ka mbajtur një sërë postesh të tjera në në këtë qytet.

 

b.b/dita

Share This Article
5 Comments
  • aaa keto po qe duhen denuar se paskan bere goxha vjedhje. Vetem rilindjotet jane te suksesshem dhe i largojne nga puna nga suksesi pa i hyre gjemb ne kembe, madje i sistemojne si ministre, deputete apo drejtore e drejtoresha. Hajde gezuar shoke se nuk keni pare gje akoma! Estrada vazhdon.

    • Jo jo nuk duhet denuar se ka dhene energji nga hidrocentralet drita e partis qe duhen shkatrruar se eshte korent socialist….
      Ky duhet dekoruar nga ilir floriri ne maj te korabit,dhe munika katundarja ne jale duke i lidhur ushkuret tit vasili shkollshumi

  • Keto jane vetem grimca , si pare te shkoqura , qe iu kane mbetur neper xhepa nga pa kujdesia , sepse e verteta per vjedhjet e makuteve te LSI-se ngjitet deri ne lartesine e malit te Tomorrit , ku ka fshehur floririn e grabitur presidenti yne !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *