Shkodër, legalizimet e paligjshme, pranga ish-drejtorit të ALUIZNI-t dhe vartësit

redaktor

Një vit pas denoncimit për legalizimet e paligjshme në Shkodër, prokuroria kërkon arrestimin e ish-drejtorit të degës së ALUIZNI-t dhe ish-përgjegjësit të legalizimeve. Gjykata e Shkodrës caktoi ditën e sotme masën e “arrestit me burg” për Besnik Kastratin dhe Rudi Becin.

Të dy ish-zyrtarët vendorë akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”. Po dje në mbrëmje, policia njoftoi se ka prangosur të dyshuarit duke ekzekutuar urdhrin e prokurorisë dhe të gjykatës.

Besnik Kastrati dhe Rudi Beci, janë hetuar për disa muaj me radhë nga prokuroria. Denoncimi është bërë nga vetë drejtoria e përgjithshme e ALUIZNI-t.

Madje drejtori Artan Lame kohë më parë ka përmendur abuzimet e shumta me legalizimet në Shkodër gjatë muajve që qeveria ishte në ikje, qershor-shtator 2013.

Kastrati ka mbajtur postin e drejtorit të degës së ALUIZNI-t në Shkodër vetëm për 5 muaj. Ai u largua nga detyra në muajin tetor të vitit të kaluar dhe u denoncua për shkeljet me procedurat.

Vetë Kastrati i mohoi këto akuza, duke deklaruar se “nuk kishte kryer asnjë shkelje dhe pretendimet për shpërdorim detyre ngriheshin për të shkaktuar tymnajë dhe mbuluar dështimet e qeverisë së re”.

Nga hetimi i Prokurorisë së Shkodrës ka rezultuar se dy zyrtarët kanë kryer legalizimin e disa objekteve gjatë muajve gusht dhe shtator të vitit 2013, në kundërshtim me ligjin, ndërsa legalizimi është bërë për disa objekte të futura jashtë radhe.

Në mënyrë të kundërligjshme, këta dy zyrtarë, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë legalizuar disa objekte, ndër të cilat, edhe dy pallate shumëkatëshe. Për të arritur deri këtu, organit të akuzës i janë dashur më shumë se tetë muaj hetime pas denoncimit me anë të një dosjeje nga vetë ALUIZNI.

Share This Article
6 Comments
  • Z. Lame denoncimi dhe arrestimi duhet te filloje me ish kreun e ALUIZNI-t, koburja e Sali Berishes, qe eshte Shaban Memia. Perfitimet qe ka pasur ky dhe familja e tij, te cilet jane marre te gjithe me legalizime te paligjeshme sidomos 2 djemte qe jane “cuba”, kane perfituar shuma marramendese duke bere nje jete lluksi te shfrenuar. Te gjithe bredhin me makina e foristrada lluksoze me targa te huaja e nuk u ben syri tert dhe nuk pyesin per ligjin ashtu sic kane bere ketu e 23 vjet.

  • eshte tamam si e thote strazimiri nuk merren me koken por me punonjesit e ndershem se kokat jane njesoj pd dhe ps hajdute e trafikante bashkepunojne ne keto fusha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *