Arrestohet për korrupsion ish-kryeministri portugez Jose Socrates

Dita

Ish-kryeministri portugez, Jose Socrates është arrestuar në orët e vona të së premtes në aeroportin e Lisbonës pak minuta pas kthimit të tij nga Parisi.

Ai akuzohet për evazion fiskal, pastrim parash dhe korrupsion, – deklaroi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Portugalisë.

Së bashku me ish-Kryeministrin janë ndaluar edhe 3 persona të tjerë, po në aeroport.

Socrates ka qënë Kryeministër i Portugalisë në periudhën 2005-2011 dhe do të mbahet mend në historinë e vendit të tij për nënshkrimin e paketës së ndihmës prej 90 miliardë eurosh për shkak të krizës ekonomike.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *