Policia e Lezhës ka vënë në pranga ish-punonjësin e Forcave Speciale të Kurbinit, Astrit Tafa. 36-vjeçari ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Burime nga policia e Lezhës deklarojnë se dyshohet që Tafa të ketë pasur lidhje të ngushta me vëllezërit Llani nga Mamurrasi, të akuzuar për disa vrasje ndaj familjes Shkreta. Policia ka hedhur dyshime se lidhja e ngushtë mes Tafës dhe vëllezërve Llani është shfrytëzuar nga këta të fundit për të siguruar armë.
36-vjeçari ishte shpallur në kërkim prej pak muajsh, ndërsa është kapur mbrëmjen e së enjtes në banesën e tij. Para pesë vitesh Tafa u akuzua nga e dashura e tij për mashtrim, për të cilin kreu edhe një vit burg, ndërkohë që para një viti ka punuar në Bashkinë e Mamurrasit si polic, por vetëm për pak kohë.