Arrestohet në Vlorë ish-polici Renato Avdyli i shpallur në kërkim si i implikuar në trafikun e drogës.
Sipas Prokurorisë ish-oficeri i policisë ishte pjesë e grupit kriminal që u godit në Tetor të 2016-ës ku u arrestua Taulant Haxhiraj pas një ndërhyrjeje të policisë në Trebllovë ku u sekuestruan 2.4 tonë kanabis dhe u shkatërruan disa parcela të mbjella me lëndën narkotike.
Në Prill të 2018-ës, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 19 vite e 6 muaj burg, 4 të pandehur të kësaj çështjeje. Të gjithë të akuzuarit përfituan nga ulja e dënimit me një të tretën për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar.
Sipas Prokurorisë këto parcela ishin pronë e vëllezërve Moisi, Artan dhe Florian Habilaj. Ndërsa për ish-oficerin e policisë Renato Avdyli, çështja u veçua dhe iu kalua Prokurorisë së Vlorës.
o.j/dita

Ja nje “kuadro shembullor” i policise se shtetit qe “i thote
krimit jo” ! Ne gjithe boten arratisen kriminelet nga drejtesia,ne albanistan arratisen shefat e policise !
Keta te pakten arratisen kurse ata te opozites zgjidhen ne kryesine partise.