Një ish-topograf nga Lezha është arrestuar me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe tjetërsimit të pronave.
Policia njofton se Luigj Paloka, banues në Lezhë, u arrestua dje nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko – Financiar.
“Gjatë kohës që kryente funksionin e topografit, 73-vjeçari dyshohet se ka falsifikuar dokumentet duke ndarë tokat e pafrytshme në zonën turistike Kune-Shëngjin, si toka bujqësore”, njoftoi policia.
Sipas saj, më 18 nëntor të këtij viti, Paloka është dënuar nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg për veprën penale falsifikimit të dokumenteve. /Dita/
