I vjedh 1000 euro vëllait të Bashës: Kanë vite që na vjedhin, lekët e mia mora

Elton Tafaruci

Vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka dhënë fund beqarisë duke lidhur jetën me Eda Lundran.

Ai ka zhvilluar një ceremoni luksoze në brigjet e Dhërmiut, pamjet e së cilës i kanë publikuar disa portale.

Por mesa duket, në dasmën e vëllait të Bashës (ku Basha ishte prezent padyshim), nuk ka shkuar gjithçka “vaj”.

Kjo sepse policia ka njoftuar se një kamarier 39 vjeçar me emrin Argentin Hodaj, banues në Vlorë ka vjedhur në  dasëm plot 1000 euro.

Por a ndodhi kjo ngjarje në dasmën e vëllait të Bashës?

Portali Lexo.al thotë se vjedhja ka ndodhur pikërisht në dasmën e vëllait të Bashës dhe “viktimë” e grabitësit  ka qenë vetë dhëndri, vëllai i Bashës.

Në çastet e arrestimit kamarieri ka pranuar faktin se ka vjedhur 1000 euro nga xhepi i xhaketës së (dhëndrit) vëllait të Lulzim Bashës dhe i ka thënë: “Na kanë vjedhur gjithë këto vjet, lekët e mia kam  marrë”.

Share This Article
5 Comments
  • Lulashet kane hyre ne Europe.Shpenzojne vetem euro.
    Ky djale duhet dekoruar nga Nishani me medaljen e mirenjohjes se i hoqi nga xhepi Bashajve njemije mekate nga milionat e vjedhura

  • Pra hajduti vjedh hajdutin !!!haaa,haaa,haaa kjo na vë pak në siklet si fenomen,pse duhet të bëjmë me faj kamarjerin fukara që vetë klasa politike e Lulit e la pa punë ,pa pasuri të varfër deri në skamje e mjerim .Kur Luli dhe i vllai tijë grabitën pasuritë e popullit dhe sot kanë pasuri përrallore me vila me pallate luksoze dhe me pasuri me thasë të depozituara në bankat brenda dhe jashtë vendit ku e bënë gjithë atë pasuri kur moshën të barabart me kamarjerin fukara e kanë ?Duhet të arrestohet Luli me te vllajnë për grabitjen e pasurisë së shqiptarve.

  • I shkon nje hajdut ilir metes ne shtepi atje ne lalez dhe i ve koburen ne koke pa ditur gjevkush ishte. Me jep te gjitha parate e tua qe ke ketu ne shtepi.
    Nuk me njeh i thote, jam ilir meta. Aha i thote hajduti tani ndryshon puna. Me kthe te gjitha parate qe ne ke vjedhur i thote hajduti.
    Keshtu dhe kjo pune

  • Ku punon ky vellaji i Lulezime, te gjithe keta paguhen nga haracet (gjobat) qe i marrin ne EVRO,
    Deri dje e dinim qe kishte vetem nje kunat hajdut, sot i doli edhe nje vella hajn, do zoti Ilir Hoxha nuk ka ngjizur te tjere femije me nenen e Lulezimes kur ajo punonte ne menye shembullore tek ish Blloku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *