Një 42-vjeçar u arrestua nga policia e Pogradecit pasi u kap në flagrancë duke kryer këmbim valutor i pa licencuar. Në pranga përfundoi Aurel Xaka.
Arrestimi i tij u bë pasi, dje në qytetin e Pogradecit, u kap duke këmbyer një shumë prej 6000 dinarë (maqedonas), në lekë shqiptare, shtetasit E.M, 29 vjeç, banues në fshatin Porodinë – Korçë.
Ky shtetas, ushtronte këtë veprimtari, pa qënë i pajisur me licencë financiare të këmbimit valutor. Me cilësinë e provës materiale, iu sekuestrua shuma prej 6000 dinarë. /Dita/

NJESOJ SI ARRESTIMI I BERBEREVE,
HAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHA
O ZOT O ZOT.