Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka vënë në pranga një kontrollor të aeroportit të Rinasit, për korrupsion. Ministria e Brendshme bëri të ditur se është arrestuar mbrëmë Eduard Celmeta, 42 vjeç, i cili merrte ryshfet në këmbim të lejimit të kalimit për personat e kërkuar.
Çelmeta lejonte kalimin e paligjshëm të personave të kërkuar kundrejt shifrës 400-500 euro.
SHKB bën të ditur se po heton në lidhje me përfshirjen e të tjerë personave.