Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq. Mësohet se në pranga kanë rënë edhe katër punonjës të tjerë të administratës.
Bëhet me dije se kryekomunari i Ulqinit po hetohet për punësime partiake. Arrestimet janë ekzekutuar me urdhër Prokurorisë Themelore të Shtetit (ODT) në Ulqin.
Përveç Nrekiq, u arrestuan gjithashtu Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal (OO) të partisë DPS Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.
Sipas Vijesti, ata u arrestuan nën dyshimin e punësimit në parti. Sipas të njëjtit informacion, prokuroria i akuzon ata për pakujdesi në shërbim.
o.j/dita

Arrestohet kryekomunari i Ulqinit se po hetohet për punësime partiake?! Kjo tregon,se Mali i zi ka nje Shtet funksional dhe nuk ka ndonje ndryshim me demokracite perendimore.Nese Shqiperia do te kishte nje Shtet funksional,Erion Veliaj do te ishte arrestuar prej kohesh.
Kur erdhi ne krye te Bashkise ,Veliaj deklaroi:“Më duket e paarsyeshme se si ujësjellës-kanalizmet e Tiranës kanë më shumë veta staf se cdo ndërmarrje tjetër në Shqipëri rreth 1800 vetë, ndërkohë që policia e qarkut të Tiranës ka më pak policë, ushtria për qarkun e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit ka më pak ushtarë, më duket e paarsyeshme se si të gjithë ministritë bashkë në nivel qendror kanë më pak staf se sa ujësjellës-kanalizimet e Tiranës. Pra këtu kemi të bëjmë dhe me një mungesë totale eficence dhe përdorimin e Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës si një hapësirë për të parkuar militantët sa kohë ke probleme me punësimin e tyre dhe të duhen për mitingje. Ky është një nonsens, trajtimi i ndërmarrjeve në këtë farë feje”Erjon Veliaj,intervistë për Zërin e Amerikës, 17 Qershor 2015.Dhe per kete,Veliaj kishte te drejte,sepse rendohej buxheti,interesi publik.Por çfar ndodhi me pas?Sapo u zgjodh kryetar Bashkie, në Ujësjellës nisën largimet,ku u larguan 1 mijë punonjës,duke mbetur vetëm 845 persona.Nje bravo te madhe per Veliajn,qe vuri interesin publik mbi ate privat dhe partiak.Por,nuk kaloi shumë koh,pikerisht në vitin 2016,numri i punonjësve(militanteve) arriti në 1290 të tillë. Brenda vitit ishin shtuar 445 vetë.Në vitin 2017, u shtuan edhe 475 punonjës(militante) të tjerë, një shifër që e rikthen numrin e punonjësve sërish në nivelet ku e gjeti Veliaj,para se të niste reformat e tij radikale.
bravo Tano, jiqu cëran!
Dyshoj se kemi luftë partiake midis partive shqiptare.
Nëse është kështu, roli i Abazoviçit është i dyshimtë.
Qofsha i gabuar!