Dy kushërinj u arrestuan nga policia e Kolonjës, pasi po ziheshin midis tyre për një kullotë. Në kushtet e flagrancës u arrestuan shtetasit Klodian Hajdajas, 30-vjeç, banues në Radovickë si dhe Ladimir Joti, 39-vjeç. Policia thotë se ata janë djeshëm xhaxhallarësh.
“Arrestimi i tyre u bë pasi, në një kullotë poshtë këtij fshati, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri- tjetrin, me mjete të forta në trup”, sqaron policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, iu gjet e bllokuan me cilësinë e provës materiale shtetasit Klodian Hajdajas, një armë gjahu teke, prodhim rus dhe 2 fishekë armë gjahu, të kalibrit 12 mm si dhe shtetasit Ladimir Joti, një armë gjahu teke , prodhim rus dhe 16 fishekë armë gjahu të kalibrit 12 mm, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

