Arrestohet kushëriri i Alket Rizait

anazapta

Arrestohet në Greqi kushëriri i Alket Rizait. Policia greke e akuzon për bashkëpunim të dënuarin e famshëm në Greqi në të gjitha arratisjet apo tentativat e arratisjes nga burgut të Rizait. Në njoftimin zyrtar të Policisë greke i arrestuari është një 38-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Kushëriri i Alket Rizait është arrestuar në Athinë në një makinë “Ford Taurus”, për trafik dhe shitje të sasive të mëdha të lëndëve narkotike. Policia tha se ai kishte ngritur një laborator në banesën e tij. Të njëjta burime treguan se veprimtaria e të arrestuarit do të kalojë nën “mikroskop”. I arrestuari akuzohet se, bashkë me vëllanë e tij, në vitin 2006 kanë fshehur në banesën e tyre Alket Rizain.

SEKUESTRIMET NË BANESËN E TË ARRESTUARIT:

3.7 kilogramë kokainë

112 gram pluhur me përbërje të panjohur

Një pistoletë me mulli

18 fishekë 7.65 milimetra

2 granata

4 metra fitil

2500 €

2 peshore elektronike

Një morsetë hidraulike

Një morsetë mekanike

Pesë pllaka metalike

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *