Një shtetas i shpallur në kërkim u arrestua nga policia e Gjirokastrës.
Daut Çelo, 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit antikanabis në qershor të vitit 2014. Ai ishte dënuar 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve.
“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim të datës 16.06.2015 e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg pasi më datë 24.06.2014 nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Lazarat u gjetën 24 thasë me peshë 458 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa”, sqaron policia. /Dita/
