Arrestohet lideri i Vetëvendosjes

Elton Tafaruci

Lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri, është arrestuar sërish nga Policia e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur partia e tij. Kjo nuk është hera e parë që arrestohet për shkak se ai nuk po pranon të shkoj në seancën gjyqësore për përplasjen me deputetin Bekim Haxhiu dhe besohet se edhe kësaj radhe është arrestuar për këtë arsye. Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve tashmë është duke u zhvilluar.

Ky është njoftimi i plotë i Vetëvendosjes:

Sot rreth orës 10:00, policia arrestoi sërish kryetarin e “Vetëvendosjes”,  Visar Ymeri.

Proceset e montuara gjyqësore ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk po ndalen dhe janë intensifikuar kohëve të fundit. Arrestimi i vazhdueshëm i kryetarit të subjektit më të madh opozitar, konfirmon raportet ndërkombëtare që Kosovën e kanë shpallur vend me sistem gjysmë të konsoliduar autoritar.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon urgjentisht ndërprerjen e përndjekjeve politike dhe do të angazhohet me tërë qenien e saj që ta largojë këtë regjim autoritar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *