Arrestohet “Mbreti i kokainës”, ishte në kërkim prej 30 vjetësh

DITA Online

Autoritetet amerikane bëjnë me dije se kanë arrestuar njërin prej krerëve më të kërkuar të drogës në Amerikë.

Luis Carlos da Rocha ndiqej prej 30 vitesh nga policia amerikane.

I ashtuquajturi “mbret i kokainës” e shpesh edhe “Koka e bardhë”, është arritur të identifikohet nga policia pavarësisht se kishte ndryshuar pamjen me operacione plastike, ka njoftuar agjencia franceze e lajmeve AFP.

“Koka e bardhë”, sipas policisë është arrestuar në perëndim të Brazilit konkretisht në lagjen Mato Grosso nga policia braziliane në bashkëpunim me atë të SHBA.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *