Arrestohet Darko Shariç, i njohur si “kapo” i një grupi të madh kriminal të trafikut të drogës. Mediat serbe bëjnë të ditur se Darko Shariç është arrestuar në një aksion të përbashkët të organeve shtetërore të Serbisë dhe Malit të Zi.
Emri i Darko Shariçit u bë publik për herë të parë para pesë vitesh. Në tetor të vitit 2009, policia e Uruguait në portin “Santiago Vasquez” afër Montevideos ka zbuluar dhe sekuestruar 2,8 ton kokainë në jahtin “Maui”, që kishte lundruar nën flamurin e Britanisë së Madhe.
Në Serbi një numri i madh personash dyshohet se janë bashkëpunëtorë të Shariçit nëpërmes trafikimit dhe pastrimit të parave të siguruara nga tregtia e kokainës.

Zen Berisha eshte mbreti i droges…ky serbi hyne tek familja e Zenit po nuke eshte i pari.