Arrestohet me armë drejtori i qendrës shëndetësore në Mirditë

Saimir Lleshi

Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Mirditë do ta kalojë natën e ndërrimit të viteve në komisariat.

Ai u arrestua sot pasi ju kap një armë pa leje. Shtetasi Gjon Lleshi, 45-vjeç, me detyrë Drejtor i Qendrës Shëndetësore Klos Mirditë.

Sipas Policisë së Shtetit, pas kontrollit të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip Ecol Special 99 dhe 4 fishekë të kalibrit 9mm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Mos na thoni qe: M.q.s. eshte nga Klosi i Mirdites se SKARPARIT u la i lire duke ju kerkuar falje per shqetesimin ne prag te VITIT te RI!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *