Dje u arrestua një prej gjashtë mijë mjekëve të këtij vendi. Pak minuta pas arrestimit, emri i tij, mosha e tij, vendi i tij i punës u anonçua në pjesën më të madhe të kanaleve televizive nën devizën “e luftës kundër korrupsionit në shëndetësi”. Para disa muajsh këtë “fat” e pati edhe një mjek tjetër në spitalin rajonal të Korçës. Një fenomen që tashmë përsëritet me një frekuencë të rregullt një mjek çdo pak muaj. Pyetja që i lind natyrshëm pacientëve shqiptarë, familjarëve të tyre dhe çdo qytetari të këtij vendi është: a mjafton kjo masë për t’u garantuar se korrupsioni po luftohet EDHE në sistemin shëndetësor?
Histori dhe perceptime
I ashtuquajturi korrupsion i bluzave të bardha i ka fillesat të hershme. Edhe në komunizëm mjekut që shpëtonte një jetë i dërgohej gjeli i detit apo rakia e përvitshme. Me hyrjen në ekonominë e tregut situata nisi të ndryshonte, natyrisht, drejt përkeqësimit. Dhuratat në natyrë nuk ishin më të mjaftueshme dhe ja lanë vendin zarfit, fillimisht me “aq sa shkëputej nga zemra” dhe pastaj me “çmime reference”. Gradualisht kjo u bë pjesë e kulturës së përgjithshme dhe sot, fatkeqësisht, pacienti shqiptar para se të pyesë në se i afërmi i vet ka ose jo shpëtim, pyet se “sa e ka pazarin doktori”. Kjo ka çuar në një rrënim të shumëfishtë. Në radhë të parë, ka kontribuar në prishjen e imazhit human të mjekut dhe mjekësia sot perceptohet nga pjesa dërrmuese e popullatës si një prej sektorëve më të korruptuar. Ndërkohë që situata është krejt ndryshe. Mjekët e familjes që përbëjnë pothuajse një të tretën e mjekëve aktivë dhe janë në kontakt të përditshëm me pacientin dhe qytetarin të flasin “me dorë në zemër” se ato çka përfitojnë nga dhuratat e pacientëve nuk dalin as për një kafe dhe pije freskuese. E pra, këta mijëra mjekë familje nuk janë të korruptuar! Të kalojmë tek mjekët e spitaleve. Të gjithë i njohim kolegët që punojnë në këtë kategori. Ata që hyjnë në pazar paraprakisht me pacientët dhe familjarët e tyre nuk përbjnë më shumë se 5 përqind të totalit të mjekëve. Fatkeqësisht, edhe ata që refuzojnë pagesat nën dorë apo dhuratat nuk përbëjnë më shumë se një 5 përqindësh tjetër. Gati nëntëdhjetë përqind e mjekëve pranojnë një zarf të futur me marifet në xhep pasi kanë mbaruar punë me shërbimin ndaj pacientit. A është kjo e dënueshme? Natyrisht që po! A është kjo një rast i vecantë që prek vetëm shëndetësinë? Natyrisht që jo! Të gjithë pamë para disa ditësh një “telenovelë korrupsioni” që kamerat e fshehta të një emisioni televiziv ja paraqitën shqiptarëve ditën për diell. Krahasimet e mëtejshme për të konkluduar se cila pjesë e shoqërisë është më e korruptuar, janë të panevojshme. Fatkeqësisht, gjithë shoqëria jonë është e korruptuar.
Duke shkuar pak më tej…
Sistemi shëndetësor nuk ka vetëm pjesën e ofrimit të shërbimit, por ka edhe pjesën e vet të administrimit. Këtu menaxhohen miliarda lekë çdo vit dhe menaxhimi i tyre ka lënë shumë për të dëshiruar. Në një shkrim të para disa muajve fola për një grusht kompanish që tregëtojnë medikamente, pajisje dhe materiale konsumi të cilat mjelin prej vitesh buxhetin e shëndetësisë. Disa dhjetëra persona përfitojnë dhjetëra milionë dollarë çdo vit në mënyrë të padrejtë, në kurriz të shëndetit të qytetarëve të këtij vendi. Të njëjtët persona dhe të njëjtat kompani bëjnë biznes me çdo qeveri dhe çdo administratë; persona që, jo rallë, kanë pafytyrësinë e vendosjes së maskës së moralistit apo shpëtimtarit. Shqiptarët e dinë se si janë “fituar” tenderat në këtë vend dhe jo vetëm në shëndetësi, por edhe në arsim, infrastrukturë, etj. Pyetje që lindin natyrshëm janë: Si i fitojnë tenderat kompanitë e shëndetësisë? Pse çmimet e tyre shpesh janë disa fish më të larta se në vendet e tjera përreth? Ç’ndodh me paret “ekstra”? Si ndahen ato? A mund të shmanget kjo situatë? Sa pare mund të kursehen në se situata ndryshon? Pyetje të cilat jo vetëm në kuptimin figurativ mund të konsiderohen “pyetje një milion dollarëshe”…
Përfundime
Korrupsioni në shëndetësi është si një ajsberg. Pjesën e dukshme që përbën, pa asnjë dyshim, jo më shumë se 10 përqind të totalit, e përbën korrupsioni i bluzave të bardha. Pjesa më e madhe e vendeve, madje edhe literatura mjeksore këtë fenomen nuk e quan korrupsion, por ka gjeneruar një terminologji më të butë. Diku e quajnë “pare nën dorë”, diku tjetër “pare nën tryezë” dhe, kur duan të jenë më të ashpër e quajnë “rryshfet”. Lufta kundër kësaj pjesë të korrupsionit është e lavdërueshme dhe duhet mbështetur nga gjithë shoqëria. Edhe arrestimet, ndonëse të dhimbshme kur prekin një koleg, shumëfish më të dhimbshme kur dhunohen totalisht parimet e pafajësisë së supozuar dhe përfundojnë me nxjerrjen në mexhlis të emrit të të dyshuarit, mund të ndihmojnë. Por ato janë totalisht të pamjaftueshme. Lufta kundër pagesave nën dorë është një prej sfidave më madhore të sistemeve shëndetësore në gjithë botën dhe ajo mund të ketë sukses vetëm nëpërmjet një përafrimi në nivel sistemi. Për më tepër të një përafrimi multi disiplinor që i kalon kufijtë e sistemit shëndetësor. Arrestimi, në rastin më të mirë, ndihmon në edukimin e vetë “viktimës”. Mjeku apo infermieri që ka vuajtur një telash të tillë mund të shndërrohet (ndoshta) në një mjek i cili do të frikësohet në të ardhmen dhe do të mendohet shumë herë para se kërkojë ose të marrë zarfin e pareve. Por ndikimi i kësaj mase tek mjekët e tjerë është pothuajse zero. Ndërkohë, duke rendur pas pjesës së dukshme të korrupsionit, harrohet pjesa nën ujore e ajsbergut. Harrohen firmat që sjellin medikamente me çmime shumëfish më të larta, harrohen firmat që instalojnë pajisje mjeksore miliona dollarëshe dhe i lënë në mëshirë të fatit, harrohen kompanitë farmaceutike që “nxisin” mjekët të lëshojnë receta me emrat komercialë të preparateve përkatëse dhe si shpërblim ofrojnë udhëtime turistike në të katër anët e globit. Ky i fundit është korrupsioni real, që duhet luftuar me gjithë potencialin e shoqërisë dhe që mund të sjellë më shumë të ardhura për tu shpenzuar për shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë. Kjo është edhe sfida e vërtetë e administratës që ka premtuar dhe po punon për rilindjen e shëndetësisë shqiptare.
*Autori është mjek

shum mir ja kan ber sepse u dukte qe ishte njeri pordhac ka dhe te tjer shefa e mjek qe bejn korrupsion pasiv keshtu luftohet korrupsion duke i prere koken kryesorve
Ti ke hall pse ishte pordhac, apo pse shpërdoronte detyrën, duke vjedhur edhe shtetin edhe pacientët? Nuk e kanë arrestuar për pordhac, mesa thotë artikulli.
Pordhac si gjithe maloket injorante qe PD ju dha poste e ofiqe te pamerituara.
Ministria e Shendetesise duhet te rishikoje te gjitha emerimet e mjekeve apo infermjereve ne QSUT pas vitit 2005. Shumica e konkursve kane qene te stisura apo emerime me urdhera nga lart, pa konkurs. Pra pas atij viti Ilir Broqet jane me bollek ne QSUT.
Dakord me autorin. Keto jane shou pa bereqet. Dikur na thane qe fajin e ka sistemi.
Ndryshoni sistemin pra, mos u merrni me individet se per ate pune te gjithe duhen arrestuar
Por ndikimi i kësaj mase tek mjekët e tjerë është pothuajse zero.-thot autori
Kjo tregon qe masat ligjore duhet te jene me te rrepta,sepse sipas autorit mjeket nuk e çajne koken per kaqe gje.
Perse ne kohen e ENVERIT nuk mund ta shkoje nder mend se duhet te paguaje mjekun,sherbimi shendetesor falas,femijeve u shkonte dentisti tek shkolla ndersa tashme ne kete regjim ….lere mos e pyet sa ndyresi kur mjeku qe duhet ta sheroi te semurin i kerkon paret..sa ndyresi! Sa ndyresi!
Urime per goditjen. Eshte sektori me i rrezikshem per korrupsion edhe para drejtesise pasi ka te beje me jetet e njerezve. Ka nga ata qe i kane lene njerezit te vdesin pastaj ndodhin ato fenomene deri ne vrasje mjekesh, e rralle ne toke pasi jane mjeke. Babezia e ka zaptuar kete vend,ndaj duhet shkulur me cdo mjet.
Arrestoni ate profesor Karaj-in , ai operonte njerezit kot vetem qe ti merrte leket, kasapi.
Urime. Fillim i mbare. Boll i kane rjepur fukarenjt deri tani. Edhe mjeket e ndershem duhet te shprehen per kere ne se ka mbetur ndonje i pa nakatosur me keto felliqesira. Eshte krim tteper i shemtuar t ua marresh te semureve me dhune ato para qe mezi mbajne frymen gjalle ne nje kohe qe keto sherbime jane pa pagese dhe mjeket paguhen nga taksat tona per sherbimin. Po eci keshtu, populli do i jete mirenjohes qeverise per keto veprime
Eshte rruge e mbare.nje kardiokirurg i sapo ardhur, nje dy vite, nga Italia, qe punon aty tek hygeja, per cdo operim merr 8000 eu.Kerkoni e gjeno forma per tu vene prangat se morn njerzit ne qafe maskarnjt.
burgu eshte pak ,tu hiqet edrejta e profesionit dhe te sekuestrohet pasuria ….pastaj do ta shikojne koken e kandilit …felliqesirat …i kthyen spitalet shteterore ne pron ete tyre …mos u fryfshin o zot ….po hahet leku i nje te semuri ???? po nje dite do ta nxirni gjak mor felliqesira …..une jetoj ne greqi ,,,dhe kur nis me autobuzat e linjes ilace per prinderit ,,,,mi marin pa leke ….e kan nje rregull te axhensise …shqiptare jan edhe ata ,..
Jo burg, gjoba, kjo ehste drejtersia moderne ne vendet e zhvilluara demokratike.
Shkrim i mire por duhet kurajo te thuhen problemet pak me troc. Mjeket kane nevoje per pagesa shume me te mira se pagesa e tyre zyrtare dhe meqe sistemi nuk jua mundeson ate, gjenden keto menyra te shemtuara. Mjeket nuk demtohen sesa me cfare cmimi u tenderua bari ( konceptet e negocimeve dhe cmimeve reference te vendeve te rajonit, ministria ka filluar ti aplikoje)…por sistemi ( shteti ) duhet te siguroje pagesa shume me dinjitoze jo vetem per mjekun por edhe te gjithe te tjeret, policin, mesusesin etj
shume mire qe arrestohet nje mjek qe shfrytezon pronen e popullit per interesin e vet e merr 100 euro , por ky veprim pse s”behet per gjyqtaret qe perfitojne 40000 euro per nje ndryshim mase arresti. Ku je Nishan mos rri po duku
ne ,,psiqatrine e vlores te behen kontrolle te gjitha mjeket jane pocaqira ,ti kerkojne paret pa ju dredhur syri ..e para dhe kryesorja eshte nje mjeke ordinere me emrin laureta qe eshte dhe kryetare ne kemp ,,,,,keto lloj grash cdo gje mund te mbajne mbi shpatulla po jo titullin mjeke ……..turp ,,,kjo tipja u ka hequr ilacet qe meren pa para sa e sate semureve ,,,kesaj i ka plasur cipa fare ,,,a mund te hahen nga te vdekurit ?? Kjo dhe shoqet e saj han ,nga ata fatkeq qe perendia i denoi …o zot ! femra pa shpirt ,nuk i hyn n epune as shoqerise dhe as familjes ..KJo laureshka edhe burin ja moren brenda per korupsion …mereni dhe kete ,futeni ne burg se gjyna ….ahahhahah Ata ,te dy te jene bashke ne jete ,bashke dhe ne burg …..
Mjeket jane ithtare te kesaj rrumpalle kriminale ne shendetesi,tash e 23 vjet;duke rrejt veten se viktimat jane vetem te semuret.Kur pefundojne vete ne grushtat e rrebelimit te njerezve qe u ka ardhur ne maje te hundes,atehere ngrihen e protestojne e kerkojne mbrojtje per zullumet e pafundme te tyre.Duket ashiqare qe nuk e deshirojne rreformimin e sherbimit shendetesor shqiptar.
Une paguaj prej tridhjete vjetesh rregullisht sigurimin shendetesor;perse duhet te paguaj une mjekun nen dore???Ose perse me duhet te marr ndihme jashte sistemit publik????
Duket qe kete e ka harruar artikullshkruesi mjek,Erion Dasho.Ai flet vetem per plage qe nuk duhen harruar;por nuk thote nje aspekt te vetem qe funksionon mire ne kujdesin shendetesor per njeriun.A ka ndonje qelize,ne shendetesi,qe mund te krenohemi me te ???
I lutem te na i beje me dije dr.Erion Dasho.Mbase eshte gabimi im qe nuk e di,por do te gezohesha ta mesoja se kemi edhe ne ,paguesit e regullt te sigurimeve shendetesore,dicka me te cilen mund te krenohemi.
Sistemi privat po luan rol ne rritjen e korrupsionit, nuk e kane fajin vetem mjeket. Pse privati i paguan me perqindje dhe paga te majme? Pse tek privati pacienti paguan 8000 euro per nje Bypass dhe 2500 euro ja jep mjekut ose ndryshe shefit te sherbimit te kardiokirurgjise. Te kontrollohen levizjet e mjekeve llogarite e tyre te majme, por nuk mjafton vetem kjo, ka shume rruge te tjera per te luftuar korrupsionin dhe ajo eshte vetem baza ligjore nese respektohet nga te gjithe individet e ketij sistemi.
“Kur ka korrupsion faji eshte i atyre qe semuren” – Nard Ndoka,ish-ministri me i suksesshem i Shendetesise
Je shembull i nje analize konkrete, shpresoj mos ta lexojne kete shkrim me shume vlera analistet qe veten se nuk flene ne studio,se e jetojne shqiperine nga dritat e e bardha te kamerave.
Ato dukuri qe tashme jane bere detyrim per qytetarin kane hedhur shtat sic thoshte poeti shekullor dhe probabiliteti te zvogelohen duhet pak vullnet radikal,por le te shpresojme se po ti hedhesh ne rruge disa qe jo vetem sjane mjek por sjane as qytetar ,pjesa tjeter qe pa filluar pune nuk dua qe ta marrin rrogen ne bangomat do te lutet qe te jete bluze e bardhe …..
Një grimcë në oqeanin e korrupsionit të “Bluzave të Bardha”!
Pothuaj tërësisht ky sistem në Shqiperi i degraduar! Dhe te mendosh se kishe një kryeminister e kryetar partie të PD mjek!..Por psikopat mjek, hale e keqe e sistemit monist që u “programua” me detaje si greva e kurdisur nga ish sigurimi i shtetit e studenteve te pafajshëm,me te cilet ateherë u loz si Kim Filbi me CIA-Ky psikopat mjek u pompua dhe u mbeshtet nga ramizizmi, për të mos lejuar demokracine reale,qofte dhe duke sakrifikuar koka demokratesh…Vone e kuptuan shqiptaret dhe ish studentet e dhjetorit mbeten të turperuar nga manipulimi! Sistemi shendetsor degjeneroi kudo dhe kete vetem fantazma Berishe e “leca culo” bythlepirsit e tyre nuk e kuptojnë!… Arrestimi një fillim kthese? Nuk besoj pasi partite politike tashme dihet se jane banda partiake me NJESHA të tyre, për korrupsion,familjaritet dhe krime!… Koha do provoje se vetem SOVRANI, pa njesha dhe me demokraci te drejtperdrejtë do ndryshojë nga themelet kete sistem të degjeneruar! Akt Now! LEVIZ! Sovrani me revolucionin Web do zhduk bandat partiake dhe do ndertojë një Shqiperi dinjitoze!
Nje Pike une,qe te merremi me te e mos te shikojme aty ku ka lule i madh vjedhje!
Te gjithe deputetet socialiste i kemi multimilliardera,nga ju erdhe paret?
Pra e kuptoni pse luajne me ne per nje a d’y raste arrestime me te vegjelit e kokak nuk preken…
Doja te kujtoja mikun tone artikullshkrues si ka mundesi qe standarti i jeteses se mjekeve specialiste eshte disa here me i larte se ai i mjekeve te familjes kur prej 15 vitesh rrogat e mjekeve te familjes kane qene gjithmone me te larta se ato te mjekeve specialiste. A ka shenje me te dukshme korrupsioni kur ke nje stil jetese qe nuk justifikohet me te ardhurat zyrtare? Kur ke vila, apartamente te shtrenjte, makina te reja dhe veshje luksi me rroga zyrtare mjekesh? Nje usta kondicioneri merr 70.000 lek te vjetra per nje montim. Kush eshte ai mjek qe merr kaq ne dite? Nje karragjoz si Sajmir Kodra merr 12.000 euro ne muaj, me koken lart dhe krenari. Me gjeni nje profesor shendetesie, me te mirin qe mund te enderroje te marre nje page te tille. Eshte me i dobishem nje lolo i nje emisioni 30 minuta ne dite te marre 550 euro ne dite pune (12.000 euro/22 dite pune)? Apo Arjan Cani, Blendi Fevziu, Adi Krasta, Ardian Fullani. Nje mjek nuk arrin dot kurre me rroge te ardhurat e mekanikut medioker, hidraulikut te paafte apo edhe muratorit usta. Eshte kjo arsye per korrupsion? Patjeter qe jo. Te vjen turp per klasen e mjekeve qe ne vend te lene punen me greva te perditshme per te kerkuar vleresimin e tyre te drejte, katandisen tek 2000 lekshi qe mbledhin nga hallexhinjte. Sepse ai mjeku i familjes edhe ate e merr apo jo, nderkohe qe nje shef sherbimi mund te marre edhe 1000 euro apo me shume rryshfet. Mjekeve mire t’u behet. Keto vite atyre iu la vetem nje rruge mbijetese, te korruptohen. Si shqiptare te mire autentike ata u pershtaten dhe sot nuk u ben me pershtypje. Edhe ti popull, po po ti u pershtate. Nuk kundershtove rryshfetin dhe ta godisje me vare mjekun qe te kerkoi rryshfet (apo beri te veshtirin ne dhenien e sherbimit) por u mjaftove te zgjidhje hallin tend duke ushqyer me tutje korrupsionin. Edhe mjeket thane qe kjo qenka rruga. Njesoj si me maloket qe pushtuan me dhune Tiranen. Po te ishte vrare maloku i pare nga pronari tiranas qe iu prek prona, nuk do guxonin te tjeret te mesynin dhe te rrembenin ca gjeten para. E pane qe nuk te gjen gje nga tiranasit se keta jane njerez qe dine te jetojne jeten dhe te bejne qejfin, leshuan kushtrimin dhe kane rrethuar Tiranen me problemet e njohura sociale te periferive. Shqiptaret presin gjithmone nga te tjeret. I vetmi moment kur duan te jene protagoniste eshte kur bejne pordhe. Nuk nxirren geshtenjat me duart e te tjereve. Nese doni mjekesi te paster dhe cilesore, dilni atje dhe kerkojeni. Mos u beni pale me korrupsionin. Denonconi mjekun e pare qe ju sorrollat apo kerkon rryshfet. Bjerini kokes me ca te keni ne dore nese dikush guxon te neperkembe te drejtat tuaja. Kete beni dhe jo te ankoheni sepse ju ka dhene Zoti duar, kembe dhe mendje per te perdorur. Thjesht behuni qytetare, pra te pergjegjshem dhe me te drejta te shenjta qe nuk mund t’ua tjetersoje askush.
e paske qare komentin ,vetem aman epitete mos na ver , se ashtu bene edhe maloket e vlores ne vlore ,ne fier,ne permet , ne korce e gjithkund
Mjekesia nuk dueht quhet me sherbim i bluzave te bardfha, por i kapuconeve te zinj, per aresye se nese nuk pauan sa duan ata te vrasin ne emer te mjekesise, sic dine te vrasin ata dhe nuk futet asnje ne burg, pervec atyre qe hane plumbin nga pacientet dhe familjaret e tyre si shenje hakdhenie ndaj pislleqeve e krimeve qe mjekt bejne me hallexhinjt duke u rrejpur lekuren.
nuk e kuptoj perse duhet ta shikoni mjekesine shqiptare si pasqyre ku secili duhet te shohe shemtine e vet.Mjeket nuk jane shenjtore,jane njerez produkt i kesj shoqerie.Ai debati qe behet per plehrat eshte me teper filozofik,se sa material.plehrat i kemi brenda nesh.Eshte po ajo shqiperi qe u pasurua,me vjedhje,vrasje makabre,prostitucion bijash te pafajshme,droge ,zaptime tokash,vjedhje me dhe pa letra,me shitje deti,me firma te vdekurish ne varr,me njerez te hedhur ne ere apo te zhdukur ne fund te detit,pa nam e nishan,me lloto,disko,tendera,me rruge qe shtrohen sot e prishen neser,me ushqime te helmatisura,me pyje te shfarosura,me faune te zhdukur,me miljona te hedhura per te bere kete apo ate drejtor,me maskaralleqe karburantesh,vjedhje energjie dhe argalisje kur na falen faturat qe rivirgjerojne ndergjegjen tone te coptuar.Jezusi tha ne bibel…KUSH ESHTE PA MEKATE TE HEDHI GURIN E PARE…..Dhe ne gjithe kete vorbull ndyresie qe solli natyrshem RILINDJEN…te gjithe ndjehen befas te dliret dh puritane.Duhet nje standard per te gjithe…TE GJITHE TE BARABARTE PARA LIGJIT….nese guxoni te arestoni nje mjek,po keshtu duhet te beni me nje minister,gjyqtar,kryebashkiak apo cfardo individi tjeter.POR ME PARE DUHET NJE PAKT SOCIAL QE TE NENSHKRUHET NGA GJITHE SHOQERIA…DUHET NJE AMNISTI MORALE PER vetdijen tone te korruptuar.perpara se te bejme nje RESTART per tu futur ne rrugen e vendeve te qyteteruara
Mjeket kane profesion fisnik per jeten dhe shendetin e njeriut. Per sherbimet qe mjeket bejne per jeten dhe shendetin e njeriut edhe kur nuk kerkojne leke shqiptari nuk e le pa shperblyer ne lek, por shpesh here në të ardhura në natyre, si qengj, kec,gjel deti,mjalt, arra, veze, etj.
Si duhet te veprohet kur mjeku nuk nderhun tek nje pacienti qe eshte ne urgjence pa u takuar me pare me familjaret e tij, raste keto qe shpesh here kane rrezikuar jeten e pacientit.
Ata e zvarrisin rastin dhe shpesh e rekomandojne ne klinika private. Pra normalisht duhet te pergjigjen administrativisht dhe penalisht per shperdorim detyre. Keto raste jane te perditshme dhe me te renda njelloj si ato leket qe merr nepermjet sekserit apo ne forma te ndryshme.
Me Ndoken minister e Salen kryeminister tenderat e shkarkimeve ne Spitalin “N. Tereza” behe-shin çdo vit, sepse ata qe i kryenin punimet , me te mbaruar afati i garancise, i prishnin vete instalimet, i vidhnin dhe me ndihmeh e deshiren e drejtuesve te spitalit organizonin tender te ri e keshtu zinxhir, konsumoheshin fonde e donacione… Me konceptet qe ka Ndoka nuk duhet te pretendoje per poste ne pozite, se do t”ishte pengese e demshme…besoj ai duhet ta kuptoje se shqiptaret nuk e duan .. një hap prapa..