Arrestohet mjeku nga Kosova, pretendonte se kishte gjetur ilaçin kundër koronavirusit

J L

Shkencëtarët më të njohur nga Amerika, Kanadaja, Izraeli dhe Europa nuk po munden ta gjejnë ilaçin për shërimin ndaj koronavirusit.

Ata thonë se vaksina është akoma në fazën testuese dhe pritet që edhe disa muaj të lëshohet për përdorim, por ka dikush nga Gjilani po thotë se e ka gjetur ilaçin ndaj COVID-19.

Një mjek popullor nga Gjilani po pretendon se ka gjetur ilaçin për shërim nga koronavirusi, madje mjeku Kadrush Abazi po kërkon vullnetarë për ta provuar barin, që ai pretendon se e shëron COVID-19.

Mjeku Abazi kishte publikuar në Facebook recetën e famshme, për ta bërë më të besueshme zbulimin e tij ai ia kishte bashkangjitur një vendim të Ministrisë së Tregtisë, ku thuhet se atij ju njihet patenta për një ilaç bimor që shëron bajamet dhe e lidhte atë me COVID-19.

Por, i gjithë ky hov nga mjeku popullor nga Gjilani rezultoi me arrestim dhe dërgim për 48 orë burgim nga Policia e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjilan e ka ndaluar mjekun popullor nën dyshimin për veprën penale ‘Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, shkruan Gazeta Metro.

Përveç arrestimit të tij, policia ka konfiskuar edhe barin dhe do të dërgohet për analizë në Institutin Bujqësor të Kosovës

Kujtojmë se situata në Kosovë po bëhet më alarmante pasi po kalon në një përballje jo të lehtë kundër koronavirusit, ku deri tani ka shkuar në 423 numri total i të prekurve dhe 9 persona kanë vdekur nga COVID-19.

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • Po arrestimi pse duhet? Qofte edhe nje flluske sapuni! Cdo njeri eshte i lire te shpalle zbulimet e tij, qofshin te drejta apo budadalleqe! Ka menyra te tjera per ta kontrolluar qe te mos demtoje njerezit.

    • ximo nëse ai shkruan i diotësitë,mënçuritë, e tij!’
      nuk ka problem por kur “ia kishte bashkangjitur një vendim të Ministrisë së Tregtisë, ku thuhet se atij ju njihet patenta për një ilaç bimor që shëron bajamet dhe e lidhte atë me COVID-19.”!?
      këtu kemi të bëjmë me fallcifikim!!
      ximo,si unë dhe ti mund të flasim mënçurira a budallallëqe,por nëse këto i mbështesim në fallcifikime!?
      këtu hyjmë në fushën e veprës penale!!
      ky lali mund të pretendojë gjithçka pa e “vërtetuar” me një dokument të lëshuar nga një organ shtetror!!
      psh alfred cako ka patentuar avullin e ujit për të shëruar koronën,por përsa kohë nuk ka nxjerrë një dokument që “vërteton se është efikas”!?të gjithë e quajmë “një gomar pa brirë”!!

      • Arestimi mund te kryhej vetem nese vertetohet fallsifikimi i dokumentit.po sikur,nga analize laboratorike pretendimi i tij te dale i vlefshem dhe licenza e sakte cdo te behej?nuk flas per aspektin teknik,u lirica dhe kaq.por aspetti moral.pra ,ne thelb,nuk duhen bere veprime te nxituara.

        • kaso
          në radhë të parë!
          i është dhënë një liçencë për një “përzjerje bimore”!
          sa mund të ketë vlerë!?nuk është faji i tij!!ai ka liçencën dhe në çdo rast është i larë përball ligjit!!nëse kësaj liçence ai i shton ga vetja diçka tjetër të pa përfshirë në monentin e lëshimit të liçncës,ose pa ndryshim nga organi që ja ka vulosur!?ai ka fallcifikuar,me qëllim të mirë a me qëllim të keq nuk ka rëndësi!!
          nëse dhënja e liçencës është e gabuar,e pa verifikuar,e dhënë me korrupsion o çdo veprim të jashtligjshëm kryejnë krim administrativ a penal të dy palët!nëse vlersimi është i gabuar nga organi i vulosjes!?përgjegjsinë e ka ai!!

          tashti për ximin!!
          ndoshta arrestimi është i nxituar,për kushte normale,por duke qënë se jemi në një kohë katastrofe botërore!?atëherë nuk mund të pritet që të veprohet si në kohë normale!pra të bëhet një gjyq disa vjeçar dhe pastaj të ndalohet përdorimi i “ilaçit”,dhe të bëhet arrestimi për mashtrim!nëse kemi të bëjmë me një veprim prej budallai,pra besimin që ai ka pasur në krijimin e ilaçit të tij,atëherë faji duhet kërkuar tek ata që e kanë pranuar budallallëkun e këtij personi për “ilaç”!
          ximo,nuk mund të veprohet njëlloj në dy situata diametralisht të kundërta!!
          sot veprimi i tij mund të shkaktojë dëme të jashtëzakonshme!!
          ma merr mëndja se e ke parë dhe vetë se sa kanë qarkulluar idiotësitë në këtë periudhë!!
          kam parë mesazhe të dërguara,përhapura masivisht,nga njerëz që nuk janë copa idiotësh,që kanë një nivel arsimimi jashtëzakonisht të lartë,të kryer në universitetet e vjetra dhe me rezultate maksimale!!
          përfytyro kur njerëz të tillë janë aq idiotë sa të postojnë si ilaç thithjen e avullit!?përfytyro në një fshat,në një periferi të një qyteti ku niveli arsimor është përtok,ku anafalbetizmi është shruar këmbëkryq??
          është njëlloj sikur ti japësh një shishe me nitroglicerinë,për raki një pianeci!!

      • Nese tipi nga Gjilani ka bere kete, atehere kjo quhet fallsifikim dhe -fale ligjeve- e kap kodi civil dhe penal. Ne keto raste, me sa di nga e kaluara, do zhvillohet fillimisht gjyqi penal, por pa qene nevoja per ta arrestuar. I jepet akuza ne dore nga prokuroria dhe me pas i vjen letra e paraqitjes ne gjyq. Ndersa arrestimi mund te tregoje se qeveria dhe shteti nuk e kane situaten ne dore, ndaj dhe kryejne te tilla arrestime per te rritur reputacionin artificialisht. Dhe, ne fund te fundit, arrestimi dhe cdo veprim tjeter emocional i shtetit tremb edhe njerezit studjues, kerkues dhe zbulues, te cilet nuk do te thote se ne cdo rast do te shpikin vetem gjera te mira.

        • ximo si ta shkruajta dhe më sipër!jemi në kohë të vështirë dhe disa gjëra bëhen duke u përshtatur me kohën!!
          psh,nëse ndiqet procedura e kohës normale do të duhej shumë kohë dhe personi mund të dëmtonte shumë!!pra njerzit duke mos e ditur se me çfarë kanë të bëjnë,nuk bëhen publike tërë thirrjet në polici a hetuesi,me një veprim të tillë!!?bën më shumë efekt!!
          njerzit i largohen shpikjes së fallcifikuar(nëse është e tillë)!
          nuk mund të veprohet njëlloj në çdo situatë ximo!!
          psh pak më parë pash një video putiniste në FB,ku flitej për tërë manipulimet që bëhen duke e treguar sikur korona na qënka një katastrofë!dhe më e bukura ishte se ata që do ta shpëtonin botën nga ky mashtrim ishin trampi,putini dhe xi xhin pini!kishin harruar erdoganin por nuk kanë rëndësi!!e fusin më pas!!
          ka shumë njerëz që përfitojnë nga momenti!ka shumë që kujtojnë se kanë zgjidhjen dhe prej budallallëkut kujtojnë se ndihmojnë!ka të tjerë që duan të përfitojnë!ka të tjerë që janë aq të paskrupullt sa vjedhin ndihmat!ka gjithfarë lloji!
          përfshi dhe palloshin tonë që vetrreklamohet në këtë “periudhë kolere”!!
          nuk ma merr mëndja se krijuesit trëmben!!ata po punojnë dhe nuk e lëshojnë fjalën si lopa bajgën!!
          mashtruesi ka shumë fjalë dhe shumë bindëse,personi i ndershëm flet pak dhe është gjithnjë në mëdyshje!!nuk flet kurrë me siguri absolute!!
          kam dëgjuar disa intervista me biologë e imunologë që punojnë për vaksinat dhe për ilaçet!
          gjithnjë flasin me rezerva,kërkojnë prova dhe kohë për ti provuar mendimet e tyre!!
          shikon katastrofistë,shikon konspiracioninstë që e kanë zgjidhur problemin që para se të fillonte!!të gjithë të sigurtë në absolutizëm!!të gjithë fjalë shumë dhe degë më degë!!
          ximo,sot kemi të bëjmë me një të panjohur të madhe!!
          ndoshta nesër do të fitojmë këtë betejë që po zhvillohet sot!!do ta fitojmë të gjithë ne do të veprojmë shumë më mirë se këta që po bëjnë betejën!!
          por kjo nuk tregon që ne që do të ribëjmë betejeën e mbaruar,të jemi më të zotë se këta që po e zhvillojnë sot!!
          shpesh e kritikoj ramën!!normalisht për përdorimin që ai i bën kësaj krize për të përfituar në ngritjen e kultit të individit!!por kjo nuk më bën më të zot se ai!!
          në fakt,mirë a keq,i ndyrë a i pastër,është ai që duhet të marrë vendime!është ai që,normalisht duhet të mbajë përgjegjësi për çdolloj veprimi,dhe jo unë!!
          e shkruajta normalisht duhet të mbajë përgjegjësi,por tek ky person nuk është e tillë!!ky i fut një “skisha ça të bëja më shumë,bëra gjithçka,bëra më shumë se të tjerët”dhe ne idiotët në vëd që ti japim atë që meriton si ndyrësirë,do ta arsyetojmë se ky kaka është më i mirë se sali muti!!
          ximo,nuk është njëlloj si në kohë feste dhe në kohë katastrofe!!
          nuk po e përmënd luftën se nuk jam psikopat si palloshi!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *