E gjithë familja e Naser Kelmendit dhe kompanitë e tij në tri shtete të ndryshme kanë hyrë në listën e zezë të Presidentit të SHBA’së, Barack Obama – njofton gazeta kosovare Express.
Deri tani në këtë listë ishte vetëm Naser Kelmendi.
Prej 24 marsit të këtij viti në listën e zezë janë e djemtë Besniku, Elvisi, Liridoni dhe vajza e tij, Donata Kelmendi.
Veç kësaj, edhe kompanitë në Mal të Zi, Bosnjë, dhe Kosovë janë përfshirë në listën e zezë.
“Naser Kelmendi është i angazhuar në aktivitete kriminale për më shumë se 35 vite. Ai ishte kreu i një organizate kriminale në Ballkan dhe ka një rrjet të bashkëpunëtoreve të tërë në Europën. Organizata kriminale e Naser Kelmendit operon nëpërmjet rrjetit të shpërndarjes së drogës që shtrihet nga Afganistani dhe Turqia e deri në Europë”, thuhet në deklaratën e Thesarit të SHBA’së.
Rreth 1700 njerëz në gjithë botën gjenden në listën e zezë të Presidentit të SHBA’së.
Aktualisht, Naser Kelmendi po gjykohet në Kosovë ndërsa mbrojtës i tij është Këshilltari i Kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha.
Ai është arrestuar në 7 maj 2013 në Prishtinë në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar.
Kelmendi, me origjinë kosovare dhe me nënshtetësi të Bosnjës, biznesmen dhe i përfshirë në marrëdhëniet politike të shumë vendeve të rajonit bashkë me liderin e kartelit meksikan të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe tregtarin afgan, Sajed Vazir Shah, llogariten si personat më të rrezikshëm në Evropë për interesat amerikanë.
Banka Federale e Shteteve të Bashkuara ka kërkuar ngrirjen e të gjitha aseteve të tij në Mal të Zi.
Për Malin e Zi, Kelmendi ka thënë vetë se e konsideron si atdhe të dytë. Ai nuk e ka fshehur se ka ndihmuar financiarisht referendumin për pavarësinë e këtij vendi në vitin 2006.
Gazetari Mustafa Canka, autor i shumë teksteve për aktivitetet e Kelmendit në Ulqin, thotë:
“Ai ka këtu njërën nga bazat e tij dhe mendoj se pikërisht kjo u intereson zyrtarëve amerikanë – lidhja e tij me strukturat politike. Natyrisht se nuk bëhet fjalë për politikanë lokalë, por për ata të nivelit shtetëror”.
Në Bosnjë janë të njohur edhe tre djemtë e Naser Kelmendit – Elvisi, Liridoni dhe Besniku. Në vitet e fundit, së bashku me babanë e tyre, kanë “grumbulluar” disa kallëzime penale në Prokurorinë e Sarajevës, të cilat kanë të bëjnë me vrasje, tentim-vrasje dhe sjellje të dhunshme.
Që nga viti 2009, mediat kanë shkruar hapur se Kelmendi është njëri nga tregtarët më të mëdhenj të drogës në Ballkan, por ai vetë e ka mohuar fuqishëm.
“Kurrë në jetë nuk jam marrë me drogë dhe as që më ka interesuar”, ka thënë Kelmendi në njërën nga intervistat e rralla që ka dhënë.
Serbia e cilëson si organizator dhe financues kryesor të trafikut të heroinës, që nga Turqia dhe Shqipëria arrin në Pejë dhe më pastaj, përmes Rozhajës, në Novi Pazar dhe nga aty në Evropën Perëndimore.
Kelmendi ka lindur në Pejë, në 1958. Në vitin 1976, kur ishte 19 vjeç, është dënuar me një vit e gjysmë burgim për tentim-vrasje.
Sipas të dhënave të Sarajevës, që prej vitit 1998 është qytetar me të drejta të plota i Bosnje-Hercegovinës.
Por pak nga të dhënat e biografisë së tij mund të pranohen si të sigurta dhe të vërteta.
Po Sali krimineli kur do te hyje ne listat e zeza te Amerikes,kur edhe ky ia kalon Naserit per bemat e tij,pasi perveç dorges e vrasjeve ai eshte marr me trafikim armesh,me shitje trojesh Shqipetare apo keto nuk hyjne ne kondicionet per tu futur ne listen e zeze te Amerikes!Ai nga ata qe kane pretenduar se kane folur ne emer te Amerikes edhe pse vrau ne mes te bulevardit popullin e vet u etiketua “Burre shteti” ,nderkohe qe populli i vendit te Tij e quan “BURRE LESHI”.
Po cjane keto tituj?
Ne listat e zezea te Presidentit Obama?
A do te shkruanit qe aksh person eshte futur ne listat e zeza te kryeministrit te Shqiperise?
U merrka Obama me keta capacule! Kjo nuk eshte gazetari!
Perse nuk thoni ne listat e zeza te FBI-se?
Pse e shkruan Expressi ashtu nuk do te thote ta vini dhe ju te nejtin titull.