“Mirupafshim dashuria ime”. Një sipërmarrës ndërtimi shqiptar në Itali është vënë në pranga pasi ka simuluar vetëvrasje, duke i dërguar një video ish-it të tij.
39-vjeçari identiteti i të cili nuk bëhet i ditur është arrestuar nën akuzën e alarmit të rremë dhe mbajtje pa leje të municioneve.
Mbrëmjen e së dielës gruaja e alarmuar nga video-mesazhi ka telefonuar policinë. Shqiptari shfaqej në video me gjoksin jashtë teksa mbushte pistoletën dhe bënte sikur do të vetëvritej, teksa shqiptonte: “Mirupafshim dashuria ime”.
Pas marrjes së telefonatës oficerët kanë shkuar menjëherë në apartament dhe kanë gjetur 39-vjeçarin duke parë qetësisht TV. Gjatë kontrollit iu gjetën municione, një fishek i vërtetë i kalibrit 38, një ‘kopje’ arme gjysmë-automatike Glock) pa tapë të kuqe.
Shqiptari akuzohet për agresion psikologjik ndaj viktimës dhe gjesti kishte për qëlim të bënte ish të dashurën të kthehej me të.
a.k. / dita
