Arrestohet në Brazil një nga kapot e Ndraghetas, djali i “Bosit të dy botëve”

Ornela

Vincenzo Macrì, bosi i arratisur i Ndraghetas kalabreze është arrestuar në aeroportin e San Paolos, në Brazil.

Arrestimi ka ndodhur në përfundim të hetimeve të koordinuara nga Prokuroria e Qarkut të antimafias në Reggio Calabria dhe të drejtuara nga Shërbimi Qendror Operativ i policisë dhe skuadrës së lëvizshme të Reggio Calabria.

Bosi i Ndraghetas u lokalizua dhe u arrestua nga agjentët e policisë braziliane.

I lindur në Siderno, në Reggio, në janar të vitit 1965, anëtar kryesor i klanit të fuqishëm të Ndragetës, Vincenzo Macri tashmë ishte propozuar për t’u përfshirë në listën e të kërkuarve më të rrezikshëm të Ministrisë së Brendshme të Italisë.

Bosi i arrestuar është djali i Antonio Macrì, liderit karizmatik, i ashtuquajtur “Bosi i dy botëve”, për shkak të influencës edhe në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të vrarë në një pritë në Siderno 20 janar 1975, si pjesë e luftës së parë të Ndragetës.

Vincenzo Macrì, i cili vitet e fundit ishte stabilizuar në Aalsmeer, Holandë, ku drejtonte interesat e klanit të tij, është kapur në aeroportin e San Paolos në Brazil, duke ikur për në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, ku jetonte prej disa kohësh duke përdorur një identitet fals të identifikuar pikërisht nga hetuesit të antimafias.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *