Arrestimet janë nga më të ndryshme, por së fundi u arrestua një 35-vjeçar për veprën penale “shtrëngim për martesë”.
Policia e Vlorës bëri me dije se në pranga përfundoi Ervist Filaj, banues në fshatin Fratar të Mallakastrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar me dy muaj burg.
“Kapja dhe arrestimi i tij u bë në pikën kufitare Qafë-Botë, pasi ky shtetas në Qershor të 2014-ës, është shpallur në kërkim për veprën penale ‘Shtrëngim për martesë’, për të cilën është dënuar me 2 muaj burg”, sqaron policia e Vlorës.
/Dita/
